zoom

Aktualitet

VIDEOJA VIRALE/ Flet nusja që u filmua në shtrat: Burrin ma prezantoi vjehrra

Një histori që pushtoi rrjetin! Nusja e djalit u kap në shtrat dhe u filmua në çaste intime me një tjetër, nga vjehrri dhe vjehrra e saj. Historia në fjalë ndodhi në Librazhd.

Por cili është versioni i nuses, e cila deri më tani nuk kishte dhënë asnjë deklaratë publike. Ajo u shpreh se ishte fëmijë kur e martuan dhe ia mbushën mendjen me zor; pikërisht vjehrri dhe vjehrra.

Në radhë të parë të falënderoj që je pjesë e emisionit..Ti ke versionin tënd… Prej sa vitesh je e martuar?
Prej 3 vitesh.

Je 20 vite?
Po!

Do të thotë se ke qenë 17 vjeçe…Si u bë kjo martesë?
Martesa…isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen, se dija ça do ndodhte më pranova. Ma mbushi mendja familja e burrit dhe babai im më thoshte; është familje e mirë. Ma mbushën mendjen dhe ma bënë top; është familje e mirë.

Kur thua ‘familjarët’, ata kanë qenë prezent ??
të dy, vjehrri vjehrra që ma mbushën mendjen
Ku të njihnin ata?
Unë punoja në Togëz, ata kishin lokalin aty. Dhe më njohën. Ishte vjehrra që më zgjodhi

Prej sa vitesh jeton në Gjermani?
Dy vite. Kur jam njohur, ka qenë disa kohë këtu dhe erdhi tani një muaj dhe më pas iku prapë.