zoom

Politikë

U kallëzua nga banorët e pallatit të dëmtuar nga tërmeti, zbardhet dosja për Vangjush Dakon

Zoom.al ka zbardhur dosjen hetimore për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas dosjes, hetimet nisën pas kallëzimit penal të bërë nga disa banorë të një pallati të dëmtuar nga tërmeti në qytetin bregdetar.

Ky pallat rezulton se është ndërtuar nga Shoqëria “Fakle sh.p.k.” me administrator shtetasin Fiqiri Faruku, por sipas kallëzimtarëve nuk janë respektuar kondicionet strukturore të parashikuara në projektin, që miratua më pas nëpërmjet lejes së ndërtimit nga organet kompetente të administrimit të territorit.

Banorët, të cilët që prej tërmetit të nëntorit 2019 jetojnë në banesa të tjera, pretenduan se dëmtimi i pallatit erdhi për shkak se ndërtuesi “jo vetëm që nuk kanë llogaritur mirë nga kushtet teknike, por dhe gjatë zbatimit të projektit, nuk ka ndërtuar në përputhje me projektin e miratuar dhe me kushtet teknike që parashikonte projekti.”

Sipas tyre leja e ndërtimit është dhënë në kundërshtim me ligjin, është dhënë në kundërshtim me studimet gjeologjike dhe sizmike, ndërsa gjatë ndërtimit investitori nuk ka respektuar as kushtet teknike të projektit të miratuar nga K.RR.T. e Bashkisë Durrës.

Pallati sipas banorëve, nuk duhet të ishte kolauduar dhe as të jepej leja e shfrytëzimit për të. Ata pretendojnë se nga ana e Zyrtarëve të Bashkisë Durrës, janë kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, si gjatë miratimit të lejes së ndërtimit ashtu dhe gjatë miratimit të lejes së shfrytëzimit.

Gjithashtu për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” është akuzuar edheF erdinand Xhaferraj, i cili në kohën e kallëzimit, mbante detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike Dega Durrës. Kallëzuesi pretendon se duke ju referuar dy raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjatë tenderimit të studimit të “Projektim zbatim për Promenaden Bregdetare dhe Plazhin publik nga Berryli deri në Currila” të parashikuar në buxhetin e Bashkisë Durrës, janë shkelur dispozitat ligjore të Ligjit të prokurimit, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm ekonomik të konsiderueshëm prej rreth 18.000.000 lekë Buxhetit të Bashkisë Durrës.

Në vijim të hetimeve, persona nën hetim në të dyja procedimet penale, u morën Vangjush Dako me detyrë Kryetar i Bashkisë Durrës dhe Adhurim Qehajaj me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit të Ba Durrës, në kohën e kryerjes së veprave penale.

Duke qenë se të Vangjush Sako dhe Adhurim Qehajaj kanë qenë persona nën hetim në të dy procedimet penale, procedimet penale janë bashkuar në një të vetëm.

Pjesë nga dosja hetimore:

3. Nga aktet e prokurorisë rezulton se, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e kallëzimit penal të bërë nga disa banorë të Durrësit ka regjistruar procedimin penal Nr. 197 të vitit 2020 për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

3.1. Nga sa rezulton nga aktet, kallëzimtarët janë të gjithë banorë të të njëjtit pallat, të ndërtuar nga Shoqëria “Fakle sh.p.k.” me administrator shtetasin Fiqiri Faruku në Lagjen Nr. 05 Durrës, në Rr. “Hysen Myshketa”.

3.2. Sipas kallëzimtarëve, pallati është ndërtuar nga shoqëria “Fakle sh.p.k.” në vitin 2012, por nuk janë respektuar kondicionet strukturore të parashikuara në projekt, projekt i cili është miratuar më pas nëpërmjet lejes së ndërtimit nga organet kompetente të administrimit të territorit. Sipas kallëzimtarëve, pallati i tyre është dëmtuar nga tërmeti i Nëntorit të vitit 2019 dhe është bërë i pabanueshëm. Ata kanë ndryshuar banesat e tyre, dhe e gjithe kjo ka ndodhur pasi jo vetëm nuk ishin llogaritur mirë nga projektuesit kushtet teknike, në projektin e paraqitur nga Shoqëria Ndërtuese, por dhe gjatë zbatimit të projektit, ndërtuesi nuk ka ndërtuar në përputhje me projektin e miratuar dhe me kushtet teknike që parashikonte projekti.

Sipas kallëzimtarëve leja e ndërtimit është dhënë në kundërshtim me ligjin, është dhënë në kundërshtim me studimet gjeologjike dhe sizmike, ndërsa gjatë ndërtimit investitori nuk ka respektuar as kushtet teknike të projektit të miratuar nga K.RR.T. e Bashkisë Durrës. Pallati sipas kallëzimtarëve, nuk duhet të ishte kolauduar dhe as të jepej leja e shfrytëzimit për të, pasi dhe gjatë zbatimit të projektit, ndërtuesi nuk ka respektuar kushtet që parashikoheshin në projektin e miratuar. Te gjitha këto shkelje kanë sjellë dhe pasojën, dëmtimin e pallatit dhe bërjen e tij të pabanueshme. Në rrethanat e sipërcituara, kallëzimtarët pretendojnë se nga ana e Zyrtarëve të Bashkisë Durrës, janë kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, si gjatë miratimit të lejes së ndërtimit ashtu dhe gjatë miratimit të lejes së shfrytëzimit.

4. Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme Kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr. 270 i vitit 2020 për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Ferdinand Xhaferraj, i cili në kohën e kallëzimit, mbante detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike Dega Durrës. Në kallëzimin e tij, kallëzimtari duke ju referuar dy raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pretendon se gjatë tenderimit të studimit të “Projektim zbatim për Promenaden Bregdetare dhe Plazhin publik nga Berryli deri në Currila” të parashikuar në buxhetin e Bashkisë Durrës, janë shkelur dispozitat ligjore të Ligjit të prokurimit, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm ekonomik të konsiderueshëm prej rreth 18.000.000 (tetëmbëdhjetë milion) lekë Buxhetit të Bashkisë Durrës.

4.1. Në vijim të hetimeve janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, emrat e personave nën hetim, nga ku ka rezultuar se persona nën hetim në të dyja procedimet penale, kanë qenë shtetasit Vangjush Dako me detyrë Kryetar i Bashkisë Durrës dhe Adhurim Qehajaj me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit të Ba Durrës, në kohën e kryerjes së veprave penale.

4.2. Duke qenë se të dy këta shtetas kanë qenë persona nën hetim në të procedimet penale, me vendimin e organit procedues të datës 28 Maj 2023, bazuar në nenin 79/b dhe 92/1/ pika a e Kodit të Procedurës Penale, procedimet penale janë bashkuar në një të vetëm në atë me numer 197 te vitit 2020.