zoom

Bota

“U helmua”/ Kush tentoi ta vriste Bashar al-Assad?

Bashar al-Assad, diktatori sirian që u rrëzua pak javë më parë nga pushteti, mund t’i ketë shpëtuar një atentati.

Sipas “General SVR”, që është një media online e drejtuar nga një ish-spiun i lartë në Rusi, Assad u sëmur të dielën.

Atij ju ofrua shërbim mjekësor në apartamentin e tij dhe aktualisht është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Sipas shkrimit, testet mjekësore treguan se Assad ishte helmuar, çka i ka shkaktuar atij kollë të fortë, deri në mbytje.

“Ka çdo arsye për të besuar se është bërë një tentativë për vrasje”, shkruhet në artikull.

Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar mbi këto lajme nga Rusia, që strehon Bashar al-Assad që prej 8 dhjetorit, kur ai u detyrua të arratiset nga Siria, pasi rebelët që përparuan me shpejtësi.

Postime të lidhura