Aplikacion
Sipas babait të vajzës, momentet e pakujdesisë së familjes u kthyen në një makth kur rrufeja goditi vajzën dhe gruan e tij, duke vrarë 13-vjeçaren. Ata kishin shkuar për të notuar dhe panë që filloi të bjerë shi, kanë dalë nga deti.
Teksa ndodheshin në plazh, rrufeja ra para tyre duke bërë që gruaja dhe vajza e tij të binin në rërë.
“Vajza ime nuk u ngrit më”, tha babai i 13-vjeçares, i cili shtoi se dolën nga deti për t’u mbrojtur dhe nuk qëndruan as dhjetë minuta në plazh kur ra rrufeja.
Nga ngjarja ka mbetur e plagosur lehtë dhe nëna e vajzës, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore por në gjendje shoku.