zoom

Lajme

U godit me thikë, zbulohet gjendja e yllit të Bollywood

Aktori i njohur i Bollywood-it, Saif Ali Khan, i është nënshtruar një operacioni dhe është jashtë rrezikut, pasi u godit me thikë nga një person që hyri në shtëpinë e tij gjatë natës.

Sulmi ndodhi herët në mëngjes të së enjtes në një lagje të pasur në qytetin indian të Mumbait, ku Khan jeton me familjen e tij.

Policia tha se aktori u plagos pasi një përleshje mes tij dhe një burri të paidentifikuar që hyri në vanesën e aktorit pas mesnate.

Policia ka ngritur grupe për të hetuar rastin. 

“Khan ka dalë nga operacioni dhe është jashtë rrezikut. Ai aktualisht është në rikuperim dhe mjekët po monitorojnë përparimin e tij,” tha ekipi i Khan në një deklaratë.