Aplikacion
Një i ri që u gjet anash rrugës me plagë të rënsda, njoftohet se ka ndërruar jetë në Spitalin e QKUK Prishtinë pas disa orësh.
Viktima sipas policisë, emri i të cilit nuk është publikuar ende, është rreth 26 vjeç dhe kishte në trup disa plagë të shkaktuara me thikë.
Dyshohet se autorët e kanë plagosur dhe më pas e kanë hedhur nga vetura në rrugë dhe më pas janë larguar. Mësohet se ky person ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që ishte në spital e po trajtohej.
Mbi ngjarjen, policia bën me dije se një nga autorët është identifikuar dhe vënë në pranga.
“Më datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intensiv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë. I dyshuari lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZOOM.AL/
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat