zoom

Aktualitet

“U godit me çekiç”/ Zbardhet vrasja e të moshuarit, policia prangos autorin (EMRI+FOTO)

Policia e Tiranës zbardhi këtë të mërkurë vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta në Qaf Mollë.

Për ngjarjen, uniformat blu prangosën 64-vjeçarin Isuf Hasa, që akuzohet se pas një debati të çastit, ka vrarë me çekiç të moshuarin dhe më pas i ka grabitur paratë.

Isuf Hasa

Isuf Hasa

“Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth ores 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjec, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen. Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar. Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj”, tha Elton Alushi, drejtor i Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë.

Armën e krimit policia e gjeti në shtëpinë e vajzës së autorit.

“Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar) në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen”, shtoi policia.

Xhemal Meta jetonte i vetëm në shtëpi, ndërsa familjarët e tij ishin në Tiranë. Ai u gjet i pajetë një ditë më parë në oborrin e banesës së tij. Fillimisht, u dyshua se i moshuari mund të kishte humbur jetën aksidentalisht, por më pas ekspertiza mjeko-ligjore zbardhi se plagët në pjesën e pasme të kokës ishin shkaktuar nga goditja me sende të forta.

Postime të lidhura