zoom

Aktualitet

U gjet pa ndjenja në lumin e Lanës, humb jetën në spital 40-vjeçari. Dy shkaqet që dyshon policia

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në kryeqytet me pasoja fatale.

Policia e Tiranës njofton se një 40-vjeçar që u gjet pa ndjenja në lumin e Lanës nga kalimtarët në rrethana dhe shkaqe që hetuesit i kanë evidentuar, ka humbur jetën në spital pak orë pas mbërritjes.

Viktima me inicialet E.D., u gjet një ditë më parë në ujërat e lumit dhe u transportua në spital.

“Ditën e djeshme, është konstatuar në ujërat e lumit Lana, shtetasi E. D., 40 vjeç, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia. /ZOOM.AL/