zoom

Aktualitet

U gjet i plagosur rëndë me plagë në kokë, biznesmeni nga Himara dyshohet se…

Zbardhet ngjarja misterioze në Himarë, ku biznesmeni Nikollaq Bollano u gjet i plagosur me plagë në kokë.

Burime policore sqaruan se nga hetimet e kryera në vendngjarje dhe dëshmitë, dyshohet se 51-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij.

Biznesmeni aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Fillimisht u dyshua për një sulm kriminal, por më pas policia ngriti edhe pistën e ngjarjes aksidentale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, bashkë me Prokurorinë. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura