zoom

Aktualitet

U gjet i pajetë jashtë makinës nga familjarët, si u ekzekutua 33-vjeçari në Shkodër

I riu Valter Fierza, i cili u ekzekutua me armë zjarri në Shkodër u gjet i pajetë jashtë makinës nga familjarët e tij.

Më pas ata kanë njoftuar policinë që ka shkuar në vendngjarje.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme (21 shtator) rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, pranë kishës.

Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes së 33-vjeçarit, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.