zoom

Slider

U gjet brenda “shtëpisë së barit”/ Angli, arrestohet shqiptari: Doja të ndihmoja prindërit e sëmurë

Policia britanike ka bastisur një fermë kanabisi, brenda së cilës ka gjetur një shqiptar të quajtur Jetnor Cuka.

48-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe kujdesej për 1.310 bimë kanabis, vlera e të cilës nëse hidhej në treg do të ishte diku te 626 mijë paundë, ndërsa prodhimi i mëvonshëm do të shtonte edhe 500 mijë paundë të tjera. Sipas mediave angleze, shqiptari nuk kishte marrë asnjë pagesë për shërbimin e bërë.

Madje ai i kishte borxh 22 mijë paundë bandës për udhëtimin drejt Britanisë së Madhe dhe punonte në fermën e kanabisit, për të shlyer borxhin. Cuka ka pretenduar se e ka nisur këtë punë, pasi ka dy prindër të moshuar e të sëmurë.

Avokati i tij ka thënë para gjykatësve se Cuka është mashtruar nga bandat. Ai nuk rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë, e kështu është burgosur për 16 muaj, nga të cilat do të bëjë vetëm 12.