Aplikacion
Me finalizimin e operacionit të koduar “Muzeu”, në lagjen Nr. 9 në Durrës u arrestua 47-vjeçari Ilir Alliu, 31-vjeçari Bledar Çakalli dhe 37-vjeçari Edmond Bardhi, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës. Grupi në fjalë u kap me anë të një polici të infiltruar.
Pra, ishte një agjent i infiltruar i policisë së Durrësit ai që e bëri porosinë për minat me telekomandë, duke bërë të mundur kështu edhe arrestimet.
Këta të fundit u kapën ndërsa udhëtonin në një automjet tip “Volvo” , i cili drejtohej nga 47-vjeçari Aliu, dhe dy të tjerët ishin pasagjerë. Gjatë kontrolleve në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon. Minat do të shiteshin për një shumë prej 2500-3000 euro copa.
Ndërkohë policia po heton persona të tjerë që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminale.