Aplikacion
Një 60-vjeçar njoftohet se ka humbur jetën në plazhin e Pish Poros në Fier, pasditen e sotme, pasi dyshohet se pasi ka rënë në kontakt me ujin, ka pësuar arrest kardiak. megjithë ndihmën e parë, burri nuk arriti të mbijetonte dhe dërgimi në spital ka qenë i kotë dhe vetëm procedurë për Mjekësnë Ligjore.
“Rreth orës 12:15, shtetasi F. B., rreth 60 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, në plazhin e Pish Poros, dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.
Po merren edhe dëshmitë e të afërmve dhe personave të tjerë që ndodheshin në vendngjarje. /ZOOM.AL/
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat