Aplikacion
56-vjeçari raportohet se u qëllua për vdekje pranë banesës së tij nga një person i maskuar që u largua nga vendi i krimit me motor.
Viktima dyshohet se është pritur nga ekzekutori përpara shtëpisë, ku dhe është kryer vrasja.
56-vjeçari ka humbur jetën në vend, pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
Mësohet se viktima ka një mobilieri së bashku me vëllain e tij, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë precedent penal.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.