Aplikacion
Sot, ajo falenderon personat që i kanë uruar shërim të shpejtë madje vlerëson komentet e njerëzve.
Lidhur me ngjarjen, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku reagoi dje në një deklaratë për mediat rreth dhunës barbare.
“Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre,”- tha kreu i policisë së Shtetit.
Antonela dhe Mariela Berisha akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.
Çfarë ndodhi?
Klea Prenga u dhunua barbarisht duket marrë plagë të rënda në fytyrë.
Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.
Para hetuesve, Klea nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar./ Zoom.al