Aplikacion
Mësohet se përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës është nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor dhe ndodhet në reanimacion.
Sokol Mëngjesi u dhunua brutalisht mëngjesin e djeshëm (29 Maj) kur sapo kishte lënë djalin në kopsht.
Ai u godit nga Elton Kasaj, Drivald Alija, dhe Dorian Alia, të cilët më pas u larguan me makinë nga vendngjarja ndihmuar nga Romario Tabaku.
Ata ishin porositur nga 58-vjeçari Dritan Nano, i cili ka rënë në prangat e policisë dhe akuzohet si organizator i ngjarjes.
I riu Dorian Alia u vetëdorëzua pasditen e djeshme në komisariat, ndërsa tre të tjerët janë ende në kërkim.