zoom

Aktualitet

U denoncua për dhunë në familje, i gjendet arsenal me armatim! Rrihte gruan e djalin (EMRI)

Një 60-vjeçar i identifikuar si Gëzim Sulejmanaj, njoftohet nga policia se ka rënë në pranga sot në Fier, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Teksa policia i ka ushtruar një kontroll në banesë, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh (1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu), 12 krehra dhe municion luftarak.

Gëzim Sulejmanaj, 60 vjeç, banues në Fier do të përballet me akuzat për veprat penale “dhuna në familje” dhe “mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë reaguar menjëherë pas njoftimit të marrë se një 60-vjeçar ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij. Falë reagimit në kohë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Danger”, është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit midis këtij shtetasi dhe djalit të tij. Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh (1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu), 12 krehra dhe municion luftarak”, tha policia vendore.

Pas ngritjes së dy akuzave, dosja penale iu përcoll prokurorisë vendore. /ZOOM.AL/