zoom

Aktualitet

U dëmtua nga tërmeti, si pritet të duket godina e re e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”

Ishte 26 nëntori i vitit 2019, kur tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë u mori jetën dhjetëra njerëzve si dhe shkaktoi dëme të shumta materiale. Ndër to ishte edhe materniteti i vjetër i Tiranës, “Mbretëresha Geraldinë”.

Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama shpërndau një video me pamje nga punimet në këtë institucion, ku tregoi se si do të duket ajo pas rikonstruksionit.

Sipas Ramës, janë ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend.

“MIRËMËNGJES, dhe me fillimin e investimit të shumëpritur për zgjerimin dhe rindërtimin e plotë të maternitetit të vjetër të Tiranës pas dëmtimeve nga tërmeti, teksa janë duke u ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi kryeministri.