Aplikacion
“Stafi mjekësor i KF Tirana, njofton se lojtari Klevi Qefalia ka kaluar tashmë gjendjen e rëndë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Klevi do të mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve të specializuar për t’u rikthyer sa më shpejtë në gjendjen optimale. Një falenderim shkon për stafin mjekësor të klubit, për ndërhyrjen e shpejtë, si dhe mjekëve të spitalit të traumës në spitalin ushtarak në Tiranë për kujdesin intensiv ndaj lojtarit”, shkruan Tirana.
18-vjeçari mbeti i gjakosur në fushë pas një goditje në kokë me futbollistin kundërshtar. Fillimisht ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Rrogozhinës, më pas në kryeqytet, për të marr trajtim mjekësor më të specializuar. /zoom.al/