Aplikacion
Në një intervistë për “Mirmbrëma yje”, prezantuesja ka treguar se ishte 19-vjeçe kur u njohën.
Ajo u shpreh se në atë periudhë po blinte një banesë me kredi dhe u njoh me pronarin e pallatit që po ndërtohej.
Alketa Vejsiu rrëfeu se pasi pagoi të gjitha faturat, vendosi që biznesmenin ta kishte shok jete dhe gjërat mes tyre shkuan shumë bukur.
“Historia lindi nga dëshira e madhe për të sistemuar nënën dhe vëllain me një shtëpi. Unë isha 19 vjeç bëja dhe dy punë, shkoja dhe në shkollë, te Petro Nini, kemi qenë në të njëjtin vit bashkë dhe duhet të merrja një kredi. Që të merrja një kredi duhet të bëja të paktën dy rroga që rroga ime të shkonte afërsisht 1 milionë lekë. Mora kredinë kisha diku te 15 mijë euro të mbledhura, kisha fituar një çmim në një festival.
Kam prodhuar gjithmonë para, që fëmijë kam marrë një rrogë të mirë. Kisha 15 mijë dollarë të mbledhura nga disa festa që më ftonin, kisha fituar festivalin Mikrofoni i Artë, kisha fituar 5 mijë euro. Ndërkohë jetova punoja dhe ndihmoja babain dhe vëllain. Me ato para shkova shumë krenare te banka. Mora paratë, kredinë dhe bleva shtëpinë.
Shkova bleva shtëpinë dhe aty me pronarin e pallatit ku ndërtohej, pasi pagova të gjitha faturat, vendosa që ta kem shokun e jetës dhe gjërat shkuan shumë bukur”, tha Alketa Vejsiu.