zoom

Ide & Blog

U “çmend” ujësjellësi Krujë!

Nga Artan Fuga:

U “çmend” ujësjellësi Krujë!
Sapo lexoj një njoftim për banorët nga ana e ujësjellësit Krujë. Uji që vjen nga kanalizimet të përdoret vetëm për nevoja sanitare dhe jo për gatim dhe pirje!!!
Ore mos sjell edhe pasoja të tjera uji i kontaminuar? Mos kanë pirë edhe këta të ujësjellësit ujë të infektuar! Mos është përzjerë me raki uji?
Po si mund të qendrosh pa pirë ujë? Si mund t’u thuhet banorëve po ju çojmë ujë, por mos e pini!
Sa kohë mund të jetojë njeriu pa pirë ujë?
Apo të pijnë kakao, apo lëng pjeshke, ose raki?
Cfarë të pijnë a nuk na thoni?
Po sikur ishte kontaminim në një pikë? Tani gjithë Kruja e lavdishme nuk duhet të pijë ujë!!!
Përdoreni për gjithçka por jo gatim e pirje! Pra të lajnë enët? Poqese uji është i keq i keq a nuk infektohen enët? Po rrobat t’i lajnë? Po banjë të bëjnë?
Nuk infektohen kështu?
Ore njoftoni klientët tuaj, pra banorët se ku ishte difekti, si do të rregullohet, jepni siguri sepse banorët po thonë se kanë dy muaj që uji vjen herë pas here i turbullt por askush nuk e vinte ujin në zjarr.
Ca të tjerë thonë se kanë vetëm një orë ujë në ditë! Prej kohësh!
Po çfarë po ndodh në Krujë?
Mos na ka sulmuar sulltani i madhërishëm pasi ka dalë nga ekrani?

Postime të lidhura