zoom

Aktualitet

U arrestua sot/ Si i vrau Pjetër Paçani 13 vite më parë dy persona për 100 mijë euro

61-vjeçari Pjetër Paçani, që u arrestua këtë të martë si një ndër 50 më të kërkuarit në vend, akuzohet se ka vrarë dy persona 13 vite më parë.

Viktima të sulmit të tij me armë ngelën Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi për shkak të një kontrate huamarrjeje 100 mijë euro që kishin me njëri-tjetrin.

Shuma e parave nuk është kthyer sipas kohës së parashikuar në kontratë dhe për pasojë, palët janë konfliktuar nëpërmjet mesazheve telefonike dhe bisedave, duke ofenduar njëri-tjetrin.

Debati mes tyre ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit. Pjetër Paçani ka marrë një pistoletë dhe ka shkuar në një lokal ku pinin kafe shtetasit Vlash Gjeçi dhe Ndoc Zymaj.

Sapo ka hyrë në lokal, Paçani ka nxjerrë armën dhe ka pohuar dhe ka qëlluar disa herë në distancë të afërt në drejtim të Vlash Gjeçit dhe Ndoc Zymajt.

Pasi qëlloi drejt tyre, Paçani u largua nga vendi i ngjarjes me një mjet tip “Porsche”.