zoom

Aktualitet

U arrestua se dhunoi gruan, 71-vjeçari kishte mbushur dhe muret e shtëpisë me armë e granata

Një i moshuar u arrestua tre ditë më parë në Korçë për dhunimin dhe kërcënimin e bashkëshortes.

I arrestuari është Dhimitër Mita, kurse ndërhyrja e dytë u bë në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontrolle të tjera.

Por policia u surprizua teksa sot njoftoi se zbulli se i dyshuari kishte mbushur muret e shtëpisë me arsenal armësh, granata dhe municion.

“Në fshatin Mborje, u arrestua një 71-vjeçar, i cili dhunoi bashkëshorten e tij (e pajisur me urdhër mbrojtjeje) dhe posedonte lëndë shpërthyese në banesë.

Si rezultat i kontrolleve të mëtejshme, bazuar në inteligjencën policore, gjenden armë dhe sende të tjera të paligjshme, të cilat 71-vjeçari i kishte fshehur në një ambient të mbyllur me mur.

Sekuestrohen 1 armë gjahu, 2 armë zjarri, 6 krehra të armës së zjarrit, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, 5 granata të llojeve të ndryshme dhe 3 ndezës granatash”, thanë burime zyrtare.

“Konkretisht, gjatë kontrollit në një magazinë ngjitur me banesën e 71-vjeçarit, ambient i përshtatur dhe i mbyllur me mur, u gjetën 1 armë gjahu, 2 armë zjarri, 6 krehra të armës së zjarrit, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, 3 ndezës granatash, 2 granata ofensive, 2 granata difensive dhe 1 granatë cilindrike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, theksohet në njoftim.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/