zoom

Aktualitet

U arrestua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mbërritur në GJKKO për tu njohur me masën e sigurisë.

Ai u arrestua të martën (6 qershor) nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për dy raste.

Vangjush Dako në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë akuzohen se kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar.

Ai akuzohet gjithashtu për dhënien e tenderit të ndërtimit të një shëtitoreje në zonën bregdetare, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm rreth 18 milionë lekë. Kallëzimi për tenderin është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe