zoom

Aktualitet

U arrestua për tjetërsimin e tokave në bregdet, GJKKO shtyn për nesër masën ndaj Jorgo Goros

Gjykata e Posaçme dhe SPAK ranë dakord që konfirmimi i masës së sigurisë për kryebashkiakun në detyrë të Himarës të jepet nesër.

Burime zyrtare bënë me dije se do mbahet nesër seanca gjyqësore për Jorgo Goron, i cili u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre dy ditë më parë, teksa ndodhej në një lokal në Dhërmi.

Konfirmohet se seanca do nisë nesër në orën 11:30. SPAK ka kërkuar konfirmimin e arrestit me burg për dy akuzat, kurse avokati do kërkojë zbutje të masës.

Goro humbi zgjedhjet e 14 majit 2023 me 19 vota ndaj rivalit Fredi Beleri, ky i arrestuar prej 12 majit të vitit të kaluar për korrupsion me votat dhe i dënuar së fundmi nga GJKKO me 2 vite burgim.

Goro akuzohet për dhënie të paligjshme të tokave apo koncesioneve strategjike tek zyrtarë të tjerë dhe biznesmenë, e në këtë rast ish-deputetit Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-minsitres socialiste Olta Xhaçka. /ZOOM.AL/