Aplikacion
Në pranga gjithashtu në kuadër të këtij operacioni ka rënë edhe Andrew Bode, i dyshuar si autori i vrasjes së Edmond Papës në Tiranë. Bode prej dy vitesh ishte në kërkim policor. Ai është arrestuar i fshehur në banesën e Julian Kalemit, ku edhe ky i fundit është kapur nga blutë.
Ndaj Bodes rëndojnë akuzat vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e Andrea Kalemit, policia gjeti një arsenal armësh dhe një shumë prej rreth 45 mijë eurosh. Dyshohet se armët janë marrë pasi Kalemi kishte nisur planin për tu hakmarrë për vrasjen e babait të tij, ngjarje e ndodhur në korrik të këtij viti në Memaliaj.
Profil/ Kush është Adriatik Kalemi. Atentatet në Greqi dhe vrasja e babait dy muaj më parë
Andrea Kalemi nga Memaliaj më 2023 i ka shpëtuar një sulmi në burgun e sigurisë të lartë në Koridhalos, ku një i burgosur egjiptian e ka goditur me thikë.
52-vjeçari, që njihet edhe me emrin Adriatik Kalemi, mësohet se është plagosur në datat 14 ose 15 dhjetor, ndërsa dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me vrasje me pagesë. Gjithashtu, ai ka qenë shënjestër e një sulmi më 9 gusht 2023, në ishullin Paxos në Greqi, kur po pushonte me familjen.
Autori, ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se mbërriti në ishull me jet-ski, hapi zjarr ndaj Kalemit, duke e plagosur rëndë. Në vendin e ngjarjes, policia greke ka gjetur 14 gëzhoja. Ai u transportua me skaf në limanin Arila në Perdika, ndërsa më pas me ambulancë drejt Janinës, ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia greke e arrestoi Kalemin, pasi ka zbuluar se ai ishte në kërkim nga policia për një çështje të vjetër dhe e transferoi atë në Burgun e Koridhalos, pasi kaloi rrezikun për jetën.
Vrasja e babait të Adriatik Kalemit
Më 20 korrik 2024, Kalemit i vranë babanë, Shyqyri Kalemin, në një atentat me armë zjarri. Pista kryesore se përse ka ndodhur atentati dyshohet se është vazhdimësia e sagës së vrasjeve së Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës. Policia ka dyshime se Adriatik Kalemi është përfshirë në ekzekutimin e Papës në dhjetor 2022.
Kalemi është djalë i dajës i Aleksandër Sadikajt nga Memaliaj, që u ekzekutua në një atentat me eksploziv në Sauk të Tiranës në qershor 2022. Më 16 dhjetor 2022 në Tiranë u vra biznesmeni nga Fieri, me banim në Sarandë, Edmond Papa. Për vrasjen e tij u arrestua miku i Kalemit, Albano Velo, ndërsa sot më datë 20 gusht 2024 u arrestua Bode, që është personi që ka ekzekutuar Papën.
Në dosje për këtë vrasje përmendet edhe emri i Adriatik Kalemit. Seria e hakmarrjes ka nisur pas dyshimeve të familjes së Aleksandër Sadikajt se pas vrasjes së këtij të fundit, qëndron Edmond Papa. Edhe atentati në Paxous ndaj Andrea Kalemit, dyshohet të ketë lidhje me këto ngjarje./ Zoom.al
Perëndimi ngre alarmin/ Rusia do të vendosë lëndë shpërthyese në avionët e pasagjerëve