Aplikacion
Në Shkallë të Parë pritej që të shqyrtohej një tjetër kërkesë e Begajt, ajo e të zbutjes së masës së sigurisë. Por seanca u shty në një tjetër datë, për shkak të mungesës së prokurorit.
Në GJKKO, Begaj kërkonte ndryshim të masës, nga “arrest në burg”, në një masë më të lehtë sigurie. Kujtojmë se pak ditë më parë trupa gjykuese në shkallë të parë liroi nga qelia Ervis Lamin, bashkëpunëtorin e Begajt, të cilët u vendosën në pranga së bashku me Evis Berberin, ish-drejtorin e ARRSH në muajin mars të këtij viti.
Lami u la në masën “arrest në shtëpi”, ndërkohë që Beberi dhe Begaj vijojnë të qëndrojnë në qeli, si persona të dyshuar se kanë kryer veprën e korrupsionit dhe atë të pastrimit të parave.
Berberi, krau i djathtë i zv/kryeministres Belinda Balluku, akuzohet se kishte ngritur një skemë mashtrimi dhe evazioni, duke blerë një kompani me 1 mijë euro dhe më pas shitur te biznesmenët në fjalë për 2 mln euro.
Prokuroria dyshon për korrupsion dhe pastrim parash, teksa kreu i ARRSH u jepte tenderë rrugësh me vlerë totale mbi 20 mln euro, kurse kompanitë i kthenin përqindjen me skemën e investimit. /ZOOM.AL/
Noc Rroku, shprehja që Edi Rama nuk e heq dot nga goja, slogani i ri fushatës së PS?