zoom

Aktualitet

U arratis pasi përplasi për vdekje 40-vjeçarin/ Momenti kur policia prangos shoferin (EMRI+VIDEO)

Zbardhet aksidenti i rëndë që i mori jetën një 40-vjeçari ditën e djeshme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Ai u përplas nga një automjet, drejtuesi i të cilës u arratis nga vendi i ngjarjes bashkë me makinën pas ngjarjes së rëndë.

Pas hetimeve dhe kontrolleve intensive duke përdorur dron dhe dylbi, policia identifikoi automjetin dhe shoferin.

38-vjeçari Gentian Capo u arrestua këtë të shtunë nga policia dhe akuzohet për veprat “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

Ndërsa automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.