zoom

Aktualitet

U akuzua për ngacmim seksual të të miturës, arrestohet 48-vjeçari në Lushnjë

Policia e Lushnjës njoftoi sot se ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar një shtetase të mitur, e cila e ka denoncuar menjëherë në Komisariat.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Plug dy ditë më parë dhe u konfirmua sot nga uniformat blu, teksa i akuzuari e mohoi.

“Komisariati i Policisë Lushnjë ndaloi shtetasin S. H., 48 vjeç, banues në fshatin Pluk, Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin zyrtar, pa dhënë detaje të tjera për shkak të moshës së vajzës dhe sekretit hetimor.

Palët po merren në pyetje, teksa Prokuroria do vijojë hetimet e mëtejshme. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura