zoom

Lajme

Tym e zjarr në Athinë/ Protestuesit “pushtojnë” kryeqytetin, përplasje të forta me policinë (VIDEO)

Dhuna shpërtheu sërish në sheshin Sintagma në qendër të Athinës mbrëmjen e kësaj të mërkure pas një tjetër mitingu të madh që kërkon drejtësi për viktimat e tragjedisë hekurudhore në Tempe, ku vdiqën 57 persona.

Pas përfundimit të tubimit, një grup personash të maskuar u përleshën me forcat e policisë të vendosura në fund të sheshit.

Sulmuesit i vunë flakën koshave të plehrave dhe situata u përshkallëzua shpejt. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe granata trullosëse për të shpërndarë turmën. Përplasjet u përhapën në pak minuta në disa nga rrugët kreysore të Athinës, ku protestuesit hodhën lëndë plasëse dhe molotovë ndaj policisë.

{araprakisht raportohet për dhjetëra të arrestuar, ndërsa nuk ka njoftime për persona të lënduar.

Sipas policisë, dhuna filloi pas përfundimit të fjalimeve dhe ndërkohë që protestuesit po largoheshin gradualisht.
Më herët gjatë ditës, protesta u zhvilluan në Athinë, Selanik dhe qytete të tjera, me demonstrues që kërkonin drejtësi për viktimat e përplasjes së trenit.

“Ne do të jemi këtu çdo ditë,” i tha turmës Maria Karystianou, një folëse. Protestuesit lëshuan gjithashtu 57 fenerë në kujtim të 57 viktimave të tragjedisë.