zoom

Slider

Turistja e akuzon për përdhunim, shqiptari në Greqi: Gënjen, s’është e vërtetë

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet nga një turiste gjermane për përdhunim.

Ngjarja në fjalë raportohet të ketë ndodhur në Kos, ndërsa vajza 27-vjeçare nga Gjermania, pretendon se u takua me të akuzuarin shqiptar, në një lokal dhe më pas qëndruan bashkë deri vonë.

Rreth orës 2:30 në orët e para të së hënës, turistja vendosi që të largohej për të shkuar dhe për të pushuar në shtëpinë e saj. Kështu, ajo u largua nga lokali, por ndërsa po kthehej në hotelin e saj zbuloi se shqiptari po e ndiqte.

Sipas gruas 27-vjeçare gjermane, ajo ishte e frikësuar dhe u përpoq ta shmangte atë, por ai këmbënguli ta ndiqte dhe përfundimisht e çoi atë në një plazh aty pranë ku edhe akuzohet se e përdhunoi.

Nga ana e tij 27-vjeçari shqiptar mohon akuzën, duke pretenduar se gruaja gjermane po gënjen.