zoom

Aktualitet

Turisti humbi jetën në Alpet shqiptare, helikopteri e ka të pamundur të nxjerrë trupin nga humnera

Policia ka gjetur vendin ku kanë rënë 2 turistët gjermanë të cilët po eksploronin Alpet shqiptare.

Gjithashtu thuhet se shkak i rënies së tyre në humnerë është bërë akulli, pasi rrëshqitja ka rezultuar fatale për burrin, i cili është përplasur me kokë në një pemë duke gjetur vdekjen.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë. Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor”.

Postime të lidhura