zoom

Aktualitet

Turisti çek aksidentohet me motor në Sarandë. Thyen dy vertebra kurrizore, do niset drejt Traumës

Shqipëria duket se është kthyer si “tokë e mallkuar” për turistët e huaj, për shkak të aksidenteve dhe tragjedive që pësojnë.

Një aksident dramatik ka ndodhur në hyrje të Sarandës, tek vendi i quajtur “Ura e Gajdarit”, me protagonist një turist çek.

Martin Barta, 36 vjeç, raportohet se duke udhëtuar me motor, është rrëzuar dhe është plagosur. Kanë qenë shërbimet policore të ndodhura në momentin e ngjarjes që kanë njoftuar urgjencën dhe u bë transportimi i tij në spital.

Pas ndihmës së dhënë sipas bluzave të bardha, bëhet me dije se turisti çek ka thyerje të vertebrave lumbare dhe për rrjedhojë do të transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë, për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura