zoom

Ide & Blog

Turistë, shkoni në shtëpi!

*Nga Irena Beqiraj

Tourists go home!

Në vitin 1956, Belgjika përfundoi autostradën e saj të parë, e cila shkonte nga kryeqyteti, Brukseli, në Ostend, aty ku familja mbretërore kishte shtëpinë e saj verore. Autostrada u ndërtua posaçërisht për pushuesit dhe turistët ndërkombëtarë. Rruga e re padyshim që solli një bum të turistëve, aq sa rruga nuk ishte kurrë mjaft e gjerë në sezonin e pikut, edhe mbetej pothuajse bosh në sezonin tjetër.

Po ashtu, dyqanet dhe restorantet, apartamentet shumëkatëshe të ndërtuara përgjatë bregdetit, ndërtimi i të cilave shkatërroi dunat edhe dëboi kafshët e egra, shëndroheshin nga të mbipopulluara në bosh.

Investimet e mëdha në turizëm nuk e shpëtuan qytetin nga vështirësitë ekonomike, i cili në vitet 1980, ju drejtua fondeve të vecanta europiane për të rimkëmbur ekonominë e tij.

Historia e Ostend është përjetuar në shumë destinacione turistike. Ajo tregon se turizmi kërkon infrastrukturë intensive, e cila fatkeqësisht përdoret me kapacitet të plotë vetem gjatë sezonit, edhe është e vështirë të gjenden përdorime alternative për këto infrastruktura gjatë periudhave të tjera të vitit.

Përdorimi nën kapacitet i investimeve “ul kthimin nga investimi” edhe rrit presionin tek cmimet në sezon, sidomos kur fasilitetet turistike janë të vogla, të fragmentizuara, edhe nuk përfitojnë dot nga ekonomia e shkallës.

Ndërkohë ndërtimi i hoteleve apo komplekseve të vilave e bën zonën përreth më pak të përshtatshme për qëllime të tjera, si bujqësi edhe agrikulturë, industri, apo zona rekreative për vendasit.

Përshembull Ostendi duke zgjedhur turizmin humbi mundësinë për të qenë një pikë strategjike e tregëtare midis Francës, Anglisë edhe Belgjikës .

Ndërkohë që varësia ekonomike e qyteteve nga turizmi, inkurajon investime të cilat përdoren nën kapacitet, ajo dekurajon një investim tjetër atë në arsim.

Në zonën e OECD-së, mesatarisht 45 për qind e njerëzve të moshës 25-34 vjeç kanë një diplomë kolegji. Në vendet e OECD-së ku sektori turizmit zë një vend të rëndësishëm, përqindja është shumë më e ulët: 43 për qind për Spanjën, 34 për qind në Portugali, 27 për qind në Itali.

Kjo ndodh për një arsye të thjeshtë. Në një ekonomi të dominuar nga turizmi, kthimi ekonomik nga arsimi është i ulët sepse një pjesë e madhe e vendeve të punës në dispozicion janë në hoteleri ose në sektorë të tjerë që nuk e kërkojnë arsim.

Dekurajimi në arsimim krijon probleme të mëtejshme për ekonominë duke dëmtuar aftesinë e saj për t’ju përshtatur ndryshimeve.

Ndërsa turizmi shpallet si sektor strategjik afatgjatë inkurajohen investimet në infrastrukturën publike e private turistike, dekurajohet investimi në arsim edhe sektorë të tjerë produktivë.

Ky debat ka nisur që nga viti 1975 edhe akoma vazhdon të jenë të jetë i nxehtë në të gjithë botën.

Çdo palë e interesuar qeveritë, sektori privat, mediat, studiuesit, banorët apo edhe vetë turistët, kanë optikën edhe mendimin e tyre lidhur me të.

Por eksperienca botërore tregon se mungesa e balancave edhe qëndrimet super optimiste në trajtimin e këtij sektori nga politikëbërsit, si edhe fakti që kur vjen puna tek qasjet e zhvillimore qëniet njerzore heqin dorë nga aftësia e tyre unike për të mësuar nga përvoja e të tjerëve, ka çuar ne ripërsëritjen e të njëjtave gabime.

Kështu që ndonjë ditë mos u çudisni nëse në ndonjë mur në Vlorë Sarandë apo Himarë të shkruhet si sot në Barcelonë:

Turists go home! Turistë, shkoni në shtëpi!