Aplikacion
Gazetari i mirënjohur shprehet se ekipet ndërruan uniformat, teksa Vllaznisë që i nevojitej më tepër fitorja humbi ndaj një Tirane që luan për statistika.
“Në këtë ndeshje janë ndërruar uniformat. Vllaznia që duhet të bënte Vllazninë bëri Tiranën. Skuadra e drejtuar nga Plori ishe kot, nuk bëri asgjë në fushë. Të katërt golat i shënoi Tirana, pasi barazimi erdhi pas një autogoli nga bardheblutë. Ishte një ndeshje e performuar keq. E rrezikoi shumë objektivin me këtë humbje”, tha Tufa.
Gjithashtu ai u ndal edhe te Roma – Feyenoord, finalja Conference League duke dekalruar se UEFA ka zgjidhur problemin për të mos pasur incidente mes dy tifozërive.
“UEFA e ka bërë një ndarje. Në Durrës do të jenë tifozët e Fejnordit dhe në Tiranë do të jënë tifozët e Romës. Nuk do të ketë përplasje, janë angazhuar shumë forca policie”, tha Bashkim Tufa. /zoom.al/
Berisha: Rama po i dërgon “Pojën” Erion Velisë në burgun e Durrësit për t’i bërë presion