Aplikacion
Trump ka bërë të ditur se grupi amerikan do të takohet me atë rus më vonë sot ose nesër. Ai njoftoi gjithashtu se do të flasë me Putin gjatë javës duke iu treguan gazetarëve se duhen dy persona për të kërcyer tangon.
Kreu i shtëpisë së Bardhë ka thënë gjithashtu se do të ftojë sërish Zelenskyn në Uashington, në Zyrën Ovale aty ku dy presidentët dhuruan spektaklin më të paparë ndonjëherë më parë.
“Ne duam t’i japim fund fund luftës së Ukrainës”- ka thënë Trump.
Pas takimit Volodomoyr Zelensky, falenderoi delegacionin amerikan për diskutimet konstruktive dhe shtoi se propozimi për armëpushim nuk përfshin vetëm ndalimin e sulmeve ajrore dhe nga anijet, por në të gjithë fushën e betejës.
Pala ukrainase shkoi në Xhedah të Arabisë Saudite me propozimin që të ndalojnë sulmet ajrore edhe në Detin e Zi, por pas nëntë orësh negociatash, Kievi dhe Uashingtoni u pajtuan që të gjitha luftimet të ndalojnë për 30 ditë.
Tashmë “topi” është në anën e Rusisë dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë për vijimësinë e ngjarjeve.