zoom

Bota

Trump: Zelensky, komedian mediokër dhe diktator i pazgjedhur

Përplasja në distancë mes Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky u përshkallëzua më tej pasditen e kësaj të mërkure.

Pasi Zelensky e akuzoi Trump se po përsërit dezinformatat ruse, presidenti amerikan e quajti atë diktator.

Trump i vuri në dukje Zelenskyt se SHBA shpenzoi mbi 200 miliardë dollarë më shumë se Evropa për të ndihmuar Ukrainën kundër Rusisë dhe “nuk mori asgjë mbrapsht”.

Përplasja mes tyre ndodh në mes të bisedimeve të paqes me Rusinë.

“Zelenskyy, i nxiti Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shpenzonin 350 miliardë dollarë, për të shkuar në një luftë që nuk mund të fitohej, që nuk duhej të fillonte kurrë, por një luftë që ai, pa SHBA dhe “TRUMP”, nuk do të mund ta zgjidhte kurrë. Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 200 miliardë dollarë më shumë se Europa, dhe paratë e Evropës janë të garantuara, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin asgjë mbrapsht.

Pse Joe Biden i përgjumur nuk kërkoi Barazimin, pasi kjo luftë është shumë më e rëndësishme për Evropën sesa për ne – Ne kemi një Oqean të madh e të bukur si ndarje. Për më tepër, Zelensky pranon se gjysma e parave që i dërguam atij “MUNGOJNË”. Ai refuzon të ketë zgjedhje, është shumë i ulët në sondazhet në Ukrainë dhe e vetmja gjë në të cilën ishte i zoti ishte të luante Biden “si një fyell”. Një diktator pa zgjedhje, Zelensky më mirë të lëvizë shpejt ose nuk do t’i mbetet një vend. Ndërkohë, ne po negociojmë me sukses një fund të luftës me Rusinë, diçka që të gjithë pranojnë se vetëm “TRUMP” dhe administrata Trump mund ta bëjnë.

Biden nuk u përpoq kurrë, Evropa ka dështuar të sjellë paqen dhe Zelenskyy ndoshta dëshiron të mbajë “trenin e ushqimit”. Unë e dua Ukrainën, por Zelenskyy ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe MILIONA kanë vdekur pa qenë nevoja. Dhe kështu vazhdon…..”, shkroi Trump.

Postime të lidhura