zoom

Bota

Trump telefonon Putin/ Çfarë po bisedohet mes dy presidentëve

Që prej orës 14:00, mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin po zhvillohet një bisedë telefonike.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Donald Trump telefonoi Vladimir Putin për të gjetur gjuhën e përbashkët, për të arritur armëpushimin me Ukrainën.

Teksa telefonata vijon ende, Shtëpia e Bardhë ka zbardhur pak detaje.

“Telefonata po shkon mirë dhe është në progres“, tha Ndihmësi i Presidentit dhe Zëvendës Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Qëllimi i Donald Trump është që të bindë Rusinë të pranojë propozimin amerikan për armëpushim 30-ditor, njësoj siç bëri Ukraina në takimin në Arabinë Saudite./ Zoom.al

Postime të lidhura