zoom

Bota

Trump: Tarifë 200% për alkoolin që vjen nga Europa!

Ndërsa lufta tregtare përshkallëzohet mes SHBA dhe BE, presidenti amerikan paralajmëron se mund të vendosë masa të mëdha ndaj alkoolit të vendeve të unionit.

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi të enjten se do të vendosë një tarifë prej 200 për qind për të gjitha, “verërat, shampanjën dhe produktet alkoolike” nga Franca dhe vendet e tjera të BE-së.

‘Bashkimi Evropian, një nga autoritetet më armiqësore dhe abuzive të taksave dhe tarifave në botë, i cili u krijua me qëllimin e vetëm për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara, sapo ka vendosur një tarifë të keqe prej 50% për Whisky. Nëse kjo tarifë nuk hiqet menjëherë, SHBA-ja së shpejti do të vendosë një tarifë 200% për të gjitha VERËAT, SAMPAJNË DHE PRODUKTET ALKOKOLIKE QË VIJNË NGA FRANCA DHE VENDET E TJERA TË PËRFAQËSUARA TË BE-së. Kjo do të jetë e mrekullueshme për bizneset e verës dhe shampanjës në SHBA’, shkruan Trump.

Kërcënimi vjen pasi Shtëpia e Bardhë vendosi tarifa globale për çelikun dhe aluminin, me BE-në që po përgatit tarifat hakmarrëse të veta. Këto do të vendosen në dy faza në prill, njoftoi Komisioni Evropian të mërkurën në mëngjes.

Në postimin e tij në Truth Social, Trump pretendoi se BE-ja “vendos një tarifë të keqe prej 50 për qind për uiskit”, edhe pse tarifa e burbonit të BE-së do të fillojë vetëm nga 1 prilli./ Politico.

Postime të lidhura