zoom

Bota

Trump “shkund” tregjet, taksë 25% për importet nga BE

Pas paralajmërimeve të vazhdueshme, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se do të vendosë tarifë 25% ndaj Bashkimit Evropian.

Deklaratën ai e bëri gjatë mbledhjes së parë të kabinetit, këtë të mërkurë.

Trump pretendoi se blloku prej 27 vendesh është formuar për të prishur Shtetet e Bashkuara.

Donald Trump shtoi se së shpejti do të publikojë detajet e kërcënimit të fundit tarifor.

“Kemi marrë një vendim dhe do ta shpallim shumë shpejt. Do të jetë 25%,” tha ai.

BE-ja është partneri i tretë më i madh tregtar i SHBA-së së bashku me Kinën.

Kur u pyet për mundësinë që evropianët të përgjigjen ndaj këtyre tarifave, Donald Trump tha se “ata nuk mund të bëjnë asgjë. Ata do të përpiqen, por nuk munden. Kthimi nuk do të jetë i suksesshëm sepse edhe ne do të jemi indiferentë dhe nuk do të blejmë asgjë. Nëse kjo ndodh, ne do të fitojmë”.

Politikës së tij për të tarifuar partnerët tregtarë nuk do t’i shpëtojnë as Kanadaja dhe Meksika.

Postime të lidhura