zoom

Bota

Trump përballet sot me akuzat, shtohen masat e sigurisë në Nju Jork

Trump pritet të përballet sot me akuza të shumta për falsifikimin e të dhënave të biznesit, përfshirë të paktën një vepër penale, në aktakuzën e lëshuar nga një juri në Manhattan javën e kaluar.

Hetimet lidhen me pagesat e bëra për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografike Stormy Daniels dhe ish modeles së revistës Playboy Karen McDougal.

Ndërkohë gjykatësi Juan Merchan ka ndaluar përdorimin e pajisjeve dixhitale në sallën e gjyqit për seancën dëgjimore të Donald Trump.

Gjykatësi tha se celularët dhe laptopët nuk mund të përdoren në sallën e gjyqit gjatë seancës së ish-presidentit amerikan.

Kamerat do të lejohen në korridor përpara se të fillojë gjyqi, tha më tej gjykatësi Merchan.

Ndërkohë që autoritetet njurokeze kanë shtuar masat e sigurisë pasi i tremben trazirave që mund të shkaktojnë mbështetësit e Trump.

Ish-presidenti amerikan do të trajtohet si një i pandehur dhe si i tillë do të fotografohet dhe do të jap shenjat e gishtrinjve.