Aplikacion
Në fjalimin e tij të parë si president, menjëherë pas betimit, Trump deklaroi se do ndër vendimet e para që do firmosë do të ketë një urdhër ekzekutiv për të përzënë emigrantët e paligjshëm.
“Uniteti kombëtar tani po kthehet në Amerikë. Administrata jonë do të kurorëzohet nga suksesi i jashtëzakonshëm. Ne nuk do e harrojmë Perëndinë tonë. Faleminderit Zot. Sot do të nënshkruaj disa urdhra ekzekutiv. Me këto veprime do të nisim një revolucion.
Së pari do të miratoj një emergjencë kombëtare në jug të kufirit tonë. Të gjithë hyrjet e paligjshme do të ndalohen dhe do të rikthejmë miliona emigrantë të paligjshëm që ndodhen në vendin tonë. Do të vendos trupa në kufirin jugor për t’u përballur me pushtimin katastrofik të vendit tonë”, u shpreh Trump.