zoom

Bota

Trump kërcënon Iranin: Nëse më vrisni mua do të fshiheni si shtet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë të martën se ai u ka dhënë udhëzime këshilltarëve të tij që ta zhdukin Iranin nëse do të vritej nga ky shtet.

“Nëse e bëjnë, ata do të fshihen”, ka thënë Trump duke iu përgjigjur gazetarëve ndërsa nënshkroi një urdhër ekzekutiv dhe bëri thirrje për t’i bërë presion maksimal Teheranit.

“Kam lënë instruksione nëse e bëjnë këtë, ata fshihen, nuk do të mbetet asgjë”.

Departamenti i Drejtësisë pati njoftuar në nëntor se një komplot iranian për vrasjen e Trump përpara zgjedhjeve presidenciale ishte ndaluar, raportoi AP.

Departamenti pati njoftuar se zyrtarë iranianë kishin udhëzuar Farhad Shakerin në shtator që të vëzhgonte dhe më pas ta vriste Trump.

Postime të lidhura