zoom

Bota

Trump ironizion Biden: Nesër do të zgjohet dhe do të harrojë që u largua nga gara!

Kandidati republikan Donald Trump ka publikuar një mori postimesh në platformën e tij “Truth Social” pasi Joe Biden bëri njoftimin e tij për tërheqjen nga gara.

Ai shkroi disa orë më parë: “Kush po drejton vendin tonë tani? Nuk është Joe Crooked, ai nuk e ka idenë se ku është. Nëse ai nuk mund të kandidojë për postin, ai nuk mund të drejtojë vendin tonë!!!”

Në dy shkrime të tjera, Trump deklaroi: “Biden nuk kishte kurrë Covid. Ai është një kërcënim për demokracinë!”

“Nuk ka mbaruar! Nesër, Joe Biden do të zgjohet dhe do të harrojë që u largua nga gara sot!”, shkroi sërish ai.

Më herët, Trump bëri thirrje gjithashtu që Partia Republikane të “rimbursohet për mashtrim” – dhe tha se debati i ardhshëm televiziv duhet të mbahet në Fox News, në vend të ABC.