Aplikacion
Aktualisht Këshilltar i Politikës së Jashtme, Trump shpërbleu Grenell-in edhe me postin e drejtorit ekzekutiv të Qendrës “Kennedy”.
Ky vendim vjen disa ditë pasi u emërua kryetar, duke forcuar kontrollin e tij mbi institucionin ikonik kulturor amerikan.
“Ric ndan Vizionin tim për një Epokë të Artë të Arteve dhe Kulturës Amerikane dhe do të mbikëqyrë punën e përditshme të Qendrës”, shkroi Trump.
“Kennedy” është qendra kombëtare kulturore e Shteteve të Bashkuara. E hapur më 8 shtator 1971, qendra pret shumë zhanre të ndryshme të artit të performancës, si teatri, kërcimi, muzika klasike, xhazi, pop dhe muzika popullore.
Grenell ka mbajtur disa poste gjatë mandatit të parë të Trump-it, duke përfshirë ambasadorin në Gjermani, ushtruesin e detyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare dhe të dërguarin special për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.