zoom

Bota

Trump deklaratë të papritur: Ja kur mund të përfundojë lufta në Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump a thënë se fundi i luftës në Ukrainë mund të vijë brenda pak javësh nëse palët tregohen të zgjuara.

Deklaratat Trump i bëri gjatë një kofnerence për shtyp me presidentin francez Emanuel Macron i cili mbërriti në Uashington këtë të hënë.

“Lufta mund të përfundojë brenda pak javësh, nëse jemi të zgjuar. Nëse jo, ajo do të vazhdojë e do të vazhdojë të marrë jetë njerëzish të bukur dhe të rinj të cilët nuk duhet të vdesin.”- tha Trump.

I pyetur nga gazetarët, Trump tha gjithashtu se Putin nuk do të ketë asnjë problem të pranojë trupa paqeruajtës në Ukrainë.

“Po, unë e kam pyetur specifikisht, nuk do të ketë asnjë problem. Sepse nëse arrijmë paqen, të cilën unë besoj se do e arrijmë, ai nuk do të jetë duke kërkuar më luftë.”- tha gjithashtu kreu i Shtëpise se Bardhë.

Ndërsa presidenti francez, Macron tha se Evropa është e gatshme për tu angazhuar më shumë e për të qenë një partner më i fortë në mbrojtje ndërsa kërkoi përfshirje në sigurimin e çdo zgjidhjeje për paqen në Ukrainë.
Ai përsëriti prpozimin që disa vende evropiane janë të gatshme për të dërguar trupa paqeruajtës në Ukrainë si garanci sigurie pas nënshkrimit të një traktati paqeje.