Aplikacion
Në betimin e tij, Trump tha: “Betohem solemnisht se do të veproj me besnikëri në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të ruaj e mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara në maksimumin e mundësive të mia”.
Pasi u betua, Trump mbajti fjalim para të pranishmëve në Capitol, duke përcjellë disa nga objektivaf që ai do të ketë gjatë presidencës së tij.
Trump u zotua për luftë ndaj komunitetit LGBT dhe transgjinorëve, duke garantuar se do të ketë vetëm dy gjini në SHBA, femër dhe mashkull.
“Inflacioni është shkaktuar nga shpenzimet e jashtëzakonshme nga rritja e çmimit të energjisë dhe sot do të deklaroj një emergjencë kombëtare për energjinë. Do të shpoj sa më shumë puse nafte. Amerika do të jetë një vend prodhues dhe ne kemi atë që vendet e tjera s’do e kenë kurrë, sasinë më të madhe të naftës dhe gazit dhe ne do e përdorim. Do të ulim çmimet dhe do të mbushim rezervat strategjike dhe do të eksportojmë energji amerikane kudo në botë. Ai ar që është nën këmbët tona do të na ndihmojë. Do ti japim fund marrëveshjeve të paligjshme. Ju do të blini automjetin që ju dëshironi dhe do ndërtojmë automobil si kurrë më parë dhe faleminderit për punën tuaj.
Do ndihmojmë familjet amerikane, jo ti taksojmë. Do taksojmë vendet e tjera për të ndihmuar familjen amerikane. Ëndrra amerikane do rikthehet sërish, administrata ime do vendos një departament të ri për efikasitetin e qeverisjes. Pas kaq shumë vitesh përpjekjesh të paligjshme kundër lirisë së shprehjes do të shkruaj një ligj për ti dhënë fund censurës dhe për të kthyer lirinë e fjalës në Amerikë.
Nuk do të përdorim kurrë pushtetin për të luftuar kundërshtarin nuk do ndodhë kurrë në lidershipin tim. Do të kthejmë ligjin dhe rendin. Do të forcojmë një shoqëri që i jep fund racizmit dhe bazohet te merita. Nga sot do të kemi parasysh, do të kemi dy gjini mashkull dhe femër”-u shpreh Trump.