zoom

Aktualitet

Tronditet Vlora, vritet me armë zjarri një person

Një atentat me armë zjarri u regjistrua pak minuta më parë në fshatin Novoselë të Vlorës.

Një 30-vjeçar humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, teksa ndodhej në një automjet tip “Volkswagen”.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Postime të lidhura