zoom

Bota

Tronditet Turqia/ Sulm terrorist në Ankara, disa të vdekur

Turqia u trondit këtë të mërkurë nga një sulm terrorist, që shkaktoi disa viktima.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Ankara, në objektin kryesor të Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI).

Sipas mediave turke, nga sulmi kanë humbur jetën disa persona, ndërsa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya konfirmoi se shpërthimi i dëgjuar jashtë ambienteve ishte një sulm terrorist, por nuk specifikoi detaje të mëtejshme dhe tha se do të pasonin deklarata shtesë.

Forcat e sigurisë, ambulancat dhe zjarrfikësit u dërguan në kampusin TAI, i cili punëson mbi 15,000 njerëz.

Punonjësit e kompanisë, të vendosura në periferi të Ankarasë, u dërguan në një zonë të sigurt.