zoom

Aktualitet

Tronditet Shkupi/ Ekzekutohet në sy të gruas një person

Një person u ekzekutua me armë zjarri këtë të martë në Shkup, në parkingun e një qendre tregtare.

Ai ndodhej jashtë makinës së tij, ndërsa pranë tij ishte bashkëshortja.

Sipas dëshmitarëve, pak sekonda para ngjarjes, autori ka hapur bagazhin e makinës së viktimës dhe ka marrë nga aty një kuti.

Më pas, ai ka qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas mediave vendase, viktima ishte nga Shkupi, ndërsa autori nga Belgjika.

Shkaqet e ngjarjes po hetohen nga autoritetet.